Nga Eduard Zaloshnja
Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta, kanë mbërritur në KQZ pothuaj 145 mijë vota nga diaspora. Duke gjykuar nga ritmet e derisotme, kjo shifër mund ti afrohet 200-mijëshit deri më 11 maj.
Por 1.6 milionë zgjedhës të tjerë në emigracion nuk do të dërgojnë vota me postë në KQZ. Madje shumica dërrmuese e tyre nuk u regjistruan fare për të votuar me postë…
Aktualisht rreth 3.73 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit (janë 18 vjeç e sipër). Nga këta rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri (sipas INSTAT). Domethënë, rreth 1.8 milionë zgjedhës janë në emigracion.
Në qoftë se pothuaj 200 mijë e dërgojnë votën e tyre me postë deri më 11 maj, i bie që rreth 11% zgjedhësve në emigracion të votojnë. Ose rreth 81% e 246 mijëve që u regjistruan për të votuar.