Me afrimin e festave të fundvitit, në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve në territorin shqiptar. Rritje fluksi të lëvizjes është parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në prag të festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës kanë hyrë në tokën shqiptare 4 545 persona dhe 1 284 automjete.
Një rritje e lëvizjes konstatohet edhe në drejtim të Greqisë ndërsa për në shtetin fqinj në 24 orë kanë udhëtuar 2 075 persona dhe 705 automjete. Policia shqiptare ka marrë masat për shmangien e radhëve të pritjes në kufi duke bashkëpunuar dhe me palën greke.