Prag tragjedie në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 70-vjeçar shqiptar i identifikuar si Luan Xaxhi, ka goditur disa herë me thikë nusen e djalin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

I moshuari dhe 28-vjeçarja fillimisht janë përfshirë në një debat të ashpër, më pas 70-vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë dhe ka sulmuar të renë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së, doli pastaj dhe tha “sa bukur është bërë Tirana”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us