Prag tragjedie në Spanjë! Bie teleferiku në resortin e skive, 33 të lënduar, dy në gjendje të rënë

Të paktën 33 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një kompleks dimëror në Astun, në kufirin mes Spanjës dhe Francës. Ngjarja e rëndë u raportua të ketë ndodhur këtë të shtunë, pas shkëputjes së një prej kavove të teleferikut, ku kishin hipur të paktën 100 persona.

28 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pesë prej tyre janë drërguar në shtëpi, pasi kishin dëmtime të lehta.

Vetëm dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, një prej të cilëve, një grua.

Informacionet e para nga autoritetet flasin për një problem mekanik në rrotullën e kthimit të teleferikut, siç u shpreh në Channel 24 Hours të TVE nga Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave, Miguel Ángel Clavero. Por, është ende herët për të sqaruar shkakun e saktë të këtij aksidenti. Stacioni i menaxhuar nga grupi Aramón tashmë është mbyllur dhe evakuuar.

Lajme të tjera |  Nis nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë do tatohen si të punësuar

Për momentin pronari i resortit dimëror nuk ka bërë asnjë reagim.

Njerëz të shumtë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, edhe pse kishin shkuar të përgatitur për të shijuar një ditë të shtunë me borë.

Guillem është një vendas nga Jaca.  Ai po kalonte një ditë pushimi kur papritu u gjend në mes të këtij aksidenti.

“Sikur doli një kabëll dhe papritmas njerëzit fluturuan”, thotë një tjetër dëshmitar i padëmtuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us