Prapaskena, Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë?

Pse nuk më latë të hyja?”. Ky ka qenë thelbi i një përplasjeje të ashpër në dhomat e zhveshjes së “Allianz Arena” midis lojtarit të Interit Davide Frattesi dhe trajnerit Simone Inzaghi, pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së. “Gazzeta dello Sport” shkruan se mesfushori i ka vënë dorën në sup trajnerit pas 90 minutave në stol në finalen e Ligës së Kampionëve.

Njeriu që shënoi 2 gola vendimtarë kundër Bayern Munich dhe Barcelonës priste një trajtim të ndryshëm, veçanërisht pas momenteve kaq të rëndësishme dhe vendimtare. Davide i kërkoi Inzaghit një shpjegim në lidhje me mungesën e tij në fushë dhe mbajtjes në stol. Konfrontimi verbal megjithatë thuhet se nuk zgjati shumë. Nuk ishte momenti për një shpërthim hidhërimi dhe zhgënjimi, të kombinuar me një humbje në finale si kjo.

Lajme të tjera |  “Serbët kishin më frikë se ne për të luajtur futboll”, Hysaj: Ju tregoj këshillat e Silvinjos

Frattesi me 7 gola në 47 ndeshje këtë vit priste më shumë marrje në konsideratë. Nga ky moment është e lehtë të imagjinohen skenarë të ardhshëm. Nëse Inzaghi mbetet në stol, Frattesi do të largohet 100%. Vendimi tashmë është marrë. Nëse trajneri do të ndryshojë, atëherë situata e tij do të vlerësohet. Interi ka me të një kontratë deri në vitin 2028. Ai vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us