Igli Tare te Milani ishte vetëm një çështje kohe. Sipas medieve italiane ish-sulmuesi i Partizanit është i përzgjedhuri i drejtuesve kuqezi për postin e drejtorit sportiv.
Në Milano janë të bindur se Tare është i duhuri dhe zyrtarizimi nuk do të vonojë pasi ditët e para të tij të punës do të jenë të vështira. Si fillim duhet të gjej trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm si dhe duhet që të merret me rinovimet e disa lojtarëve, mbi të gjitha atë të Teo Hernandezit
Sipas “Tuttosport” për Taren interesi i shfaqur nga Milani këto muaj nuk është diçka e re. Sipas të përditshmes torineze ai është kontaktuar edhe në 2019-ën nga shoqëria kuqezi pasi konsiderohej si i duhuri për postin edhe nga Paolo Maldini. Në atë kohë Tare refuzoi ofertën pasi nuk dëshironte që të largohej nga Lacio përpara se të përfundonte kontratën me Lotiton.