PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e “non gratës” në SHBA, në krah ka njerëzit më të afër të Trump (DETAJET)

Pasditja e 19 majit, 2021, “lëkundi” si kurrë më parë politikën shqiptare! Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Një “cicërimë” e asokohe sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken shkundi mirë politikën në vendin tonë, duke sanksionuar një nga politikanët më të pushtetëshëm në vendin tonë. Dhe me akuza të rënda!

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri,”-shkruhej në njoftimin e dhënë nga Blinken.

Përtej përplasjeve brenda Partisë Demokratike dhe përçarjes historike që të gjithë e dëshmuam, qëndrimi i Sali Berishës ishte një: lufta! Fill të nesërmen, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dorëzoi në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Por deri më sot, shumë pak dihet se çfarë ka ndodhur, përveç faktit që çështja është e regjistruar për t’u shqyrtuar nga Gjykata. Tashmë, kur po i afrohemi vitit të katërt që Berisha është i sanksionuar, duket se Partia Demokratike ka vendosur që të shkojë në burim! Të lobojë direkt me Departamentin e Shtetit. Një gjë e tillë u hamendësua me zgjedhjen e Chris LaCitiva si kryestrategun e fushatës. Kur “I besuari” i presidentit amerikan Donald Trump u shfaq krah Berishës në fushatë, aludimi i parë ishte që amerikani do të ndikonte tek lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr sanksionimin. Vetë LaCivita sqaroi se nuk ishte ky roli i tij, por udhëzimi dhe drejtimi i fushatës së Partisë Demokratike dhe aleatëve në Shqipëri. Por nuk tha kurrë se nuk do ta udhëzonte Berishën sesi të arrinte atë që ka 4 vjet që e kërkon!

Kështu, dje të gjithë u njohëm me një kontratë lobimi, me një vlerë të kripur, e cila ka një qëllim: Sali Berisha mos të jetë më i sanksionuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kompania “Continental Strategy-Lobbying and Counsulting Firm” është paguar 6 milionë euro për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë 2-vjeçare. Kontrata mban numrin “7545” dhe është nënshkruar nga Carlos Trujillo dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Carlos Trujillo është një lobist amerikan dhe profesionist i çështjeve qeveritare, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Shteteve Amerikane. Ai është po ashtu anëtar i Partisë Republikane (Partia e Trump), dhe ka shërbyer 4 mandate në Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës nga viti 2010 deri në emërimin e tij si ambasador.

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Në mars 2020, Presidenti Donald Trump njoftoi synimin e tij për të emëruar Trujillon si Ndihmës Sekretarin e ardhshëm të Shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Fondacionit Ndër-Amerikan. Pjesë e grupit të kompanisë është edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump në 2024, bashkëpunëtore e ngushtë e Chris LaCivita.

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Aktualisht Wiles është shefja e kabinetit të Trump dhe konsiderohet si një nga personat më të besuar të presidentit amerikan.

Por sa ndikim ka Wiles tek Trump?

Me një fjalë: shumë!

Pas fitores së Presidencës, lajmi se Trump kishte zgjedhur Wiles si shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë, duke e bërë gruan e parë që mbante atë pozicion, pushtoi mediat amerikane. Duke e quajtur atë “të ashpër, të zgjuar, novatore, të admirueshme dhe të respektueshme, Trump (marrë parasysh natyrën e tij) nuk ngrroi që të falenderonte për ndihmën që i tha në fitore. Wiles konsiderohet si një person që preferon të punojë në prapaskenë. Madje edhe kur Trump shpalli fitoren dhe e ftoi atë të thoshte një fjalë, ajo me mirësjellje refuzoi.

Lajme të tjera |  Policia gjermane arreston dy shqiptarë, jep detaje

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Por ka edhe një pikë që e lidh me TRUJILLON.

“Ata që kanë punuar për Wiles janë të gatshëm që të marrin edhe plumba për të,”- thoshte Carlos Trujillo, i cili gjithashtu shërbeu si këshilltar i fushatës.

Pra, praktikisht, kjo firmë me ndikim të qartë republikan është e vetmja që mund të sigurojë fijet e duhura që Trump të shqyrtojë dosjen e Berishës. Kjo më e pakta pasi mund të ketë edhe një heqje të sanksionit, siç ndodhi në rastin e zyrtarit hungarez.

Kush përmendet në kontratë dhe çfarë kërkohet konkretisht?

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë.

Firma pranon të ofrojë shërbime të marrëdhënieve me qeverinë për klientin në lidhje me qëllimin e mëposhtëm të shërbimet: vendosjen e marrëdhënieve me aktorët kryesorë në degën ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar politikat mbi zhvillimin; të ofrojë mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri; përdorimin e përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, avokimin e politikave, shërbimet ligjore dhe palët e interesuara në linjë me Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj, Aleancën për Shqipërinë e Madhe.

Kështu, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler! Më datë 17 prill, Holler i është dërguar një mesazh dhe më pas është telefonuar.

Qëllimi?

Kompania i ka dërguar artikuj (nuk ka link që të tregohet se për çfarë bëhet fjalë) zëvendës Shefit të Shtabit për Politika, Dan Holler për ta informuar atë në lidhje me klientin, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Po ashtu, përfaqësues nga kompania kanë folur në telefon me Zëvendës Shefin e Shtabit për Politika Dan Holler për ta informuar në lidhje me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Lobimi vazhdon dhe më 24 prill, “futet në fushë” edhe Alberto Martinez.

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Alberto E. Martinez shërben si Partner në “Continental Strategy”, duke këshilluar klientët mbi marrëdhëniet me qeverinë, politikat publike dhe komunikimet strategjike. Në “CV” e tij, shënohet se ai ka punuar për më shumë se një dekadë si këshilltar i besuar i senatorit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio. Si shefi i Stafit të Senatit të Rubios, Martinez drejtoi të gjitha aspektet e agjendës legjislative të senatorit, nismat e politikave publike dhe strategjinë e komunikimit dhe ishte përgjegjës për formimin e strategjive të politikave për çështjet kritike kombëtare dhe Florida. Pra, Martinez është një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit të Shtetit.

Por gjithë ky shërbim nuk vjen falas!

Klienti (përmes Garantuesit/ëve të tij) do t’i paguajë firmës një pagesë mujore prej 250,000 dollarësh për një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje të lobimit, avokimit për një periudhë 2-vjeçare. Por jo vetëm kaq! Përveç kostos që shkon në gati 6 mln dollarë, firma do t’i faturojë klientit çdo muaj kosto të arsyeshme të lidhura me shpenzimet e udhëtimeve, siç janë hoteli, biletat e avionit, shërbimet e makinës dhe ushqimet, duke përjashtuar kostot që zakonisht lidhen me funksionimin e një zyre, siç janë shpenzimet e përgjithshme, stafi dhe pajisjet.

Lajme të tjera |  Elvis Rroshi del hapur pro Berishës: Unë nuk i fshihem e nuk maskohem prej askujt, mbështes kushëririn tim

“Ne duam t’ju sigurojmë se do të përpiqemi t’ju shërbejmë në mënyrë efektive dhe të përparojmë interesat tuaja me forcë dhe efikasitet. Për të çuar përpara këto qëllime, ju pranoni të zbuloni plotësisht dhe me saktësi të gjitha faktet përkatëse dhe të na mbani të informuar për të gjitha zhvillimet në këtë çështje. Ju gjithashtu duhet të bashkëpunoni plotësisht me ne dhe të jeni të disponueshëm për të marrë pjesë në telefonata dhe takime sipas rastit. Gjatë këtij angazhimi, ne mund të shprehim mendime në lidhje me çështjet për të cilat jemi të angazhuar ose rrjedha të ndryshme veprimi dhe rezultatet që mund të priten. Nuk mund të ketë asnjë garanci se përpjekjet tona në emrin tuaj do të jenë të suksesshme. Ju lutemi shqyrtojeni me kujdes këtë marrëveshje dhe, nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me kushtet dhe afatet e mësipërme, mos hezitoni të më kontaktoni. Nëse kjo marrëveshje është e pranueshme për ju, ju lutemi konfirmoni se e keni shqyrtuar, e kuptoni dhe dëshironi të na mbani në bazë të kushteve të kësaj letre dhe të bashkëngjitur duke nënshkruar dhe duke na dorëzuar kopjen e bashkëngjitur. Ne ju rekomandojmë që të mbani një kopje të kësaj letre,”-shkruan ndër të tjera në kontratë Trujillo.

Kontata i ka shkuar garantorit Nuredin Seci, i cili e ka firmosur më 4 prill dhe 12 ditë më pas e ka firmosur edhe Trujillo.

Kush është Nuredin Seci?

Garantori i kontratës së majme është Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tropoja, që jeton në Neë York. Ai është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve. Nuredin Seci lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Për 30 vite ka qenë sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona. Madje, 3 vite më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit.

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Titulli ju dha nga kryebashkiaku socialist Rexhë Byberi.

PRAPASKENAT e një kontrate/ Berisha kërkon heqjen e "non

Por sigurisht, aludimet për rolin e tij nuk kanë munguar. Ka dyshime se ai mund të përdoret nga të tjerë për të paguar shumën e majme. Ndaj Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet lidhur me kontratën. Megjithatë, nuk është aq e thjeshtë sa duket! Mbetet për t’u parë nëse SPAK ka juridiksion që të thërrasë një shtetas të huaj, aq më tepër amerikan, që të japë llogari për një aktivitet lobues që ai po zhvillon në përputhje me ligjet e një vendi tjetër. Për më tepër që kjo kontratë nuk është aspak e fshetë, por është e afishuar në DASH, si shumë e shumë të tjera. Në këtë rast, SPAK mund të kërkojë informacione nga Flamur Noka ose nga ish-kryeministri Sali Berisha, por sesa mund të arrijnë tek Seci, kjo mbetet për t’u parë./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us