Prapaskenat te Tirana, ja pse ish-trajneri i Partizanit ka refuzuar bardheblutë

Një emër i njohur i trajningut shqiptar, Shpëtim Duro është kontaktuar indirekt për të marrë drejtimin e Tiranës.

shpetim duro

Nëpërmjet palëve të treta drejtuesit e Tiranës, kanë dashur të testojnë nëse Shpëtim Duro ishte i gatshëm për një aventurë bardheblu. Trajneri i njohur i Kategorisë Superiore, kombëtareve dhe shumë skuadrave në Kosovë e Maqedoni mësohet se për momentin nuk ka pranuar që të drejtojë bardheblutë.

Shkaku ka qenë gjendja aktuale e skuadrës, që sipas tij nuk është e mirë. Duro ka pranuar se në një moment tjetër do të kishte pasur kënaqësinë të merrte drejtimin e Tiranës.

Lajme të tjera |  13.5 milionë euro, klauzolë largimi dhe bonus extra për firmën, zbulohen DETAJET e kontratës 4-vjeçare të Mirlind Dakut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us