“Prehu në paqe Mjeshtër”, Alen Sherri shpreh ngushëllimet për Paulin Ndojën

Mbrëmjen e djeshmje një lajm i trishtë u bë i ditur, Paulin Ndoja u nda nga jeta përgjithmonë. Ish-portieri i Vllaznisë iku nga kjo botë në moshën 79-vjeçare ku ndodhej në Itali.

Për ndarjen nga jeta të Paulin Ndojës, ka reaguar dhe Alen Sherri në rrjetet e tij sociale. “Fjalët janë sgumë pak për të treguar se sa shumë më ke mësuar dhe sa shumë më ke ndihmuar. Dheu i lehtë profe dhe faleminderit për çdo gjë

Prehu në paqe Mjeshtër!”, shkruan ish-portieri i Egnatias në rrjetet e tij sociale. Rikujtojmë se Alen Sherri është i dalë nga akademia e Vllaznisë së Shkodrës, nga aty ku ka marrë mësime dhe prej të ndjerit Ndoja.

“Prehu në paqe Mjeshtër”, Alen Sherri shpreh

Lajme të tjera |  Realizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët, heroi Marash Kumbulla zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”/ Ja nota dhe statistikat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us