Mjeku kirurg Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Sot, Hasi ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, ndaj edhe kërkesa e tij pritet që të shqyrtohet nga trupa gjykuese. Hasi akuzohet nga Prokuroria për veprat penale ‘pornografia’ dhe ‘marrëdhënie seksuale me të mitura’.
Në dosje thuhet se kallëzimi për Hasin është bërë pranë Komisariatit nr 1 në Tiranë nga babai i 16-vjeçares. Babai ka thënë se mjeku është në një marrëdhënie me vajzën e tij të mitur prej 2 vitesh. Ai ka thënë përpara oficerëve të policisë se mjeku i ka bërë lavazh truri vajzës së tij, pasi e bija nuk pranon që të ndahet nga Hasi.
Babai i vajzës ka deklaruar se kishte dijeni prej 2 vitesh se Hasi ishte në lidhje me vajzën e tij. Ai tha se nuk ka denoncuar më parë, pasi e bija i kishte thënë, se nëse do ta bënte, do të kryente vetëvrasje.
Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg dhe besimtar i devotshëm mysliman u arrestua më 18 janar nga Policia e Tiranës.