Prej javësh i dëmtuar, FSHF-ja i shkruan Arbnor Muçollit

Dita e sotme është shumë e veçantë për Arbnor Muçollin. Futbollisti i Kombëtares feston ditëlindjen, teksa sot ka mbushur 25-vjeç.

Në këtë ditë speciale për të urimet janë të shumta. Kështu nuk ka si të mungojë edhe një urim nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“???? Sot i urojmë ditëlindjen mesfushorit ????⚫ të Kombëtares ????⚫, Arbnor Muçollit!

???? Gëzuar ditëlindjen Arbnor!”, thuhet në postimin e FSHF-së.

Kujtojmë se Muçolli prej disa javësh është i dëmtuar. Lojtari ka këputur ligamentin dhe vazhdon rikuperimin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushën e lojës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nga Izraeli në Shqipëri, Elbasani prezanton sulmuesin e ri të ekipit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us