Prej një muaji i papunë, Thiago Motta ndiqet nga dy ekipe në Francë dhe Angli

Aventura e Thiago Mottës në krye të Juventusit për disa muaj nuk shkoi ashtu siç ai e priste. Tekniku italian u shkarkua nga detyra e trajnerit pas rezultateve jo të kënaqshme me bardhezinjtë.

Prej një muaji, ish-mesfushori 42-vjeccar vijon të jetë i papunë dhe në kërkim të një ekipi për ta drejtuar. Sicc raportojnë mediat italiane, dy klube jashtë Italisë janë në ndjekje të Thiago Mottës.

Bëhet fjalë për dy skuadra në Francë dhe në Angli, por nuk ka asnjë emër konkret deri tani. Gjithashtu, Motta është në pritje të lëvizjes së Gasperinit nga Atalanta për një detyrë të mundshme në kampin bergamask

Lajme të tjera |  “Në Greqi ishim minus zero, jam rritur pa ushqime”, rrëfimi i Uzunit për MLS: Në SHBA edhe që njerëzit ta njohin Shqipërinë për gjëra të mira

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us