Premier League/ Liverpool merr fitore me “aromë” titulli përballë Armando Brojës, City rikthehet në zonën Champions (REZULTATET)

Mbrëmjen e sotme u zhvilluan 6 ndeshje të vlefshme për javën e 30-të të Premier League angleze. Në këto gjashtë sfida u shënuan 14 gola.

Liverpool fitoi derbin “Merseyside” përballë Everton me rezultatin minimal 1-0 me golin e Diogo Jota. Kështu “The Reds” blindojnë kreun në kuotën e 73 pikëve, plus 12 më shumë se Arsenal i vendit të dytë. Minuta në këtë supersfidë kishte edhe për Armando Brojën, i cili u aktivizua në minutën e 79-të, por pa mundur të linte shenjë.

Në ndeshjet e tjera, Manchester City fitoi 2-0 përballë Leicester, duke mbajtur kështu gjallë shpresat e një vendi në Champions League. Triumf 3-0 edhe për Aston Villa përballë Brighton, me skuadrën e Unay Emery që kërkon një vend në Kupat e Europës.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Alban Bushi zbulon prapaskenën me Grudën: Do të luajë me Shqipërinë, nëse...

Ndërkohë që në duelet e tjera, Burnemouth u mposht 1-2 nga Ipswich, ndërsa Newcastle fitoi 2-1 me Brentford. Ndeshja mes Southampton dhe Crystal Palace, përfundoi në barazim 1-1.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us