Tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 31-të, rezervuan surpriza sa i përket rezultateve të arritura.
Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Brentford në transfertë. Pavarësisht rasteve të shumta, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot
Liverpool kryesues, me titullin që duket se e ka të siguruar, u mposht 3-2 në transfertë nga Fulham.
Mac Allister zhbllokoi takimin, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë, me golat e Sessegnon, Iwobi dhe Muniz. Në fraksionin e dytë, kishte vend edhe për një gol të Luis Diaz, që vulosi takimin në 3-2.
Në sfidën tjetër, Tottenham triumfoi 3-1 ndaj Southampton në shtëpi. “Spurs” iu falën dopietës së Johnson dhe golit të shënuar nga Tel në fund, për të marrë fitoren.