Prezantim bashkë me Igli Taren, Alegri firmos si trajneri i ri i Milanit. Të gjitha detajet e marrëveshjes

Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Alegri do të prezantohet bashkë me Igli Tare. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.

Rikthimi te Milani për Alegrin vjen pas 11 vitesh. Paga e tij do të jetë 5 milionë euro në sezon plus bonueset. Kontrata e firmosur nga 57-vjeçari është e vlefshme për tre vitet e ardhshme.

Tare i surprizoi të gjithë duke e mbyllur këtë marrëveshje në kohë rekord. Alegri numëron gjashtë tituj kampion në Seria A ku një prej tyre është fituar me “Djallin”.

Lajme të tjera |  Fitoi edhe trofeun e dytë në karrierë me Al Ittihad, Mario Mitaj në “stratosferë”: Më mirë se kaq nuk mund të kishte, një bekim i madh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us