Priftit që fliste kundër LGBT i dolën biseda “të nxehta” me meshkuj, reagon i indinjuar: Ma kanë bërë serbët dhe grekët!

At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit në emisionin “Piranjat” të bisedave të tij me sfond seksual me burra. Prifti thotë se programi ka qenë një “kurth” që i është bërë nga serbët dhe grekët, madje në komentin poshtë video-deklaratës, hedh dyshime se është përdorur edhe “inteligjenca artificiale” ndaj tij! Pra, sipas priftit komploti ka përmasa jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare!

Kujtojmë se At Nikolla Xhufka, ka patur qëndrime të vazhdueshme kundër komunitetit LGBT dhe martesave gay, duke i shprehur ato edhe në televizion. Madje prifti sugjeronte se komuniteti LGBT nuk duhet të kërkojë të drejta dhe ishte kundër paradave.

“Këto paradat, këto të drejtat… Në momentin që ti kërkon të drejta, ti e ke përjashtuar veten nga shoqëria. Dua të jem i barabartë me ty, po pse nuk je i barabartë me mua ti? Mos e trumbetoni, se nuk po bëni ndonjë gjë për të qenë krenar se na çmendët. Krishti në Ungjill thotë Eva dhe Adami, unë kur t’i vë kurorë çiftit nuk mund ti themi Adami dhe Ademi”, deklaronte prifti në një dalje televizive.

Lajme të tjera |  Moti ekstrem! Spanja rekord temperaturash, rrugët shkrihen në Itali, Greqia në 'flakë', viktima në Paris

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us