Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur sot që primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të zhvillohen në nivel qarku.
Me shumicë votash, Këshill Kombëtar i PD-së ka vendosur që të deleguarit politikë në qarqe të mos jenë pjesë e primareve. Këshilli ka miratuar edhe rregulloren e primareve.
Duke folur për mediat në fund të mbledhjes, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka sqaruar edhe debatet gjatë mbledhjes.
“Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë.
Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua. Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë. Këto propozime u sqaruan.
Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin. Në fund rezultati tregoi se në fund propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla, nuk fituan”, tha ndër të tjera, Edi Paloka.