Primaret e PD-së në nivel qarku, Këshilli Kombëtar miraton rregulloren: Drejtuesit politikë, jo pjesë e tyre

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka vendosur sot që primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të zhvillohen në nivel qarku.

Me shumicë votash, Këshill Kombëtar i PD-së ka vendosur që të deleguarit politikë në qarqe të mos jenë pjesë e primareve. Këshilli ka miratuar edhe rregulloren e primareve.

Duke folur për mediat në fund të mbledhjes, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka sqaruar edhe debatet gjatë mbledhjes.

“Data 1 mars është përcaktuar me vendim të kryesisë.

Pati diskutime për mbi dy orë. Me 10 vota kundër rregullorja u miratua. Kishte mendime që mund edhe të mos zhvilloheshin për shkak të kohës, të krijoheshin dhe konflikte dhe pakënaqësi, që janë diskutuar disa herë.  Këto propozime u sqaruan.

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Doktor Berisha ka qenë i prerë që primaret të zhvilloheshin. Në fund rezultati tregoi se në fund propozimet që ishin për të bërë ndryshime të tilla, nuk fituan”, tha ndër të tjera, Edi Paloka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us