Me veprimin e fundit Princ Leka II ka konfirmuar lidhjen me fotografen Blerta Celibashi, vajzën që i “rrëmbeu” zemrën. Kështu së fundmi Princ Leka II ka postuar në Instastory një foto me aparat në dorë. Po ashtu kohët e fundit monarku shqiptar ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, me foto profesionale, të cilat me shumë mundësi janë bërë nga e dashura e tij.
Kishte disa jave që flitej që Princ Leka II dhe Elia Zaharia i kishin dhënë fund martesë së tyre, nga e cila kanë dhe një vajzë. Por asnjë nga palët nuk konfirmoi lajmet. Ndërkohë që Princ Leka po shijon lidhjen e re, Elia i është kthyer profesionit të saj të aktrimit me disa shfaqje në teatër.