PRITA PERFEKTE/ Shefi i Policisë e thirri shënjestrën në Komisariat dhe njoftoi grupin kriminal për orën e lirimit

Dedan Gjoni është pak të thuhet që është një ish-polic i lidhur me krimin. Ndaj tij është ngritur një akuzë e dytë për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, në kohën kur ka drejtuar komisariatin e Policisë në Shijak. Burime bëjnë me dije për Zërin se Dedan Gjoni ka nxjerrë në pritë shtetasin Xhevdet Plaku, për llogari të Rexhep Arapit, të njohur ndryshe dhe me emrin Kep Arapi apo nofkën “i forti i Sukthit”.

Si ka funksionuar skema

Në kohën kur ka qënë në drejtimin e komisariatit të policisë në Shijak, Dedan Gjoni ka shoqëruar shtetasin Xhevdet Plaku, i cili njihej me pseudonimin “Akili”, dhe i ka dërguar autorëve që planifikonin vrasjen foton e tij. Po ashtu ai ka njoftuar se kur do të dilte Plaku nga komisariati i policisë.

Lajme të tjera |  Gruaja shtatzënë lindi në makinë për shkak të protestës, ja si është shëndeti i nënës dhe foshnjës

Në këtë mënyrë Gjoni, me detyrë shef policie, ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte. Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës, mes grupeve kriminale që veprojnë në qytetin e Durrësit./Zeri/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us