Pritej largimi, por rinovoi me Sivasporin, zbulohet klauzola për shitjen e Rei Manajt

Rei Manaj ka zgjatur kontratën e tij me Sivasporin. Largimi i tij dukej një çështje e kryer, por sulmusi kreu një lëvizje befasuese ditën e djeshme.

Klubi turk njoftoi arritjen e marrëveshjes për të zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026

Ndërkohë “A Spor”-i ka zbuluar edhe klauzolën e veçantë në kontratën e Manajt.

Klubi Sivaspor ka përcaktuar një çmim prej 4 milionë eurosh për të gjitha skuadrat që dëshirojnë të blejnë kartonin e lojtarit të Kombëtares kuqezi.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 25 milionë euro, Inter prezanton futbollistin brazilian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us