Pritej të debutonte ndaj Anglisë, Sylvinho dërgon në tribunë Brrutin dhe 2 futbollistë të tjerë

Debutimi i Etnik Brrutit me Shqipërinë është shtyrë të paktën për ndeshjen e radhës. Kjo pasi Sylvinho ka vendosur të dërgojë ish-kapiteni e Kosovës në tribunë, duke mos e preferuar në stol për sfidën me Anglinë.

Së bashku me Brrutin në tribunë janë dërguar edhe 2 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn dhe Simon Simonin. Si ish-i i Partizanit ashtu edhe ai i Dinamos janë jashtë planeve të brazilianit për këtë përballje.

Kujtojmë se dueli me Anglinë do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 në “Wembley”. Kjo është sfida e parë e kualifikueseve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimine tyre drejt Kupës së Botës 2026.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Emër surprizë nga Gjermania, Ancelotti pranë gjigantit të Bundesligës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us