Pritet shkarkimi nga Reali, Carlo Ancelotti largohet me “xhepat” plot

Qëndrimit të Carlo Ancelottit në krye të Real Madrid po i vjen fundit. Palët me shumë gjasa do të ndajnë rrugët mes tyre dhe gjithçka duket çështje ditësh.

Në fakt sipas mediave spanjolle bëhet me dije se trajneri italian po pret shkarkimin nga drejtuesit. Kjo pasi dëshiron të marrë edhe një shumë të lartë financiare me vete.

Kjo pasi siç dihet Ancelotti ka kontratë me “Los Blancos” deri në verën e 2026 dhe për këtë do të marrë disa paga si kompensim. Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se Brazili po pret që t’i besojë skuadrën dhe ko do të bënte që italiani të mos rrinte gjatë i papunë.

Lajme të tjera |  Në Londër luhet gjysmëfinalja e parë e Champions, Arsenali pret PSG-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us