Pritet të lërë Atletico Madridin në verë, argjentinasi “piketohet” nga tre gjigantët italianë

Pas tre sezonesh në LaLiga me fanellën e Atletico Madridit, Nahuel Molina pritet të largohet nga “Colchoneros”. Mbrojtësi i Kombëtares argjentinase është pranë rikthimit në Serie A.

Tre ekipe të kampionatit italian janë në ndjekje të 27-vjeçarit. Siç raporton “Il Mundo Deportivo”, Roma, Interi dhe Juventusi janë në garë për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.

Megjithatë, Atletico Madrid nuk do ta linte mbrojtësin të shkonte pa të paktën 20 milionë euro. Tre vite më parë, madrilenët e blenë Molinën nga Udinese me të njëjtën shifër si më sipër.

Lajme të tjera |  Tek Interi shqetëson gjendja e Lautaros dhe Frattesit, trajneri Inzaghi “i falet” Asllanit për javën e fundit të kampionatit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us