Pritet vetëm ZYRTARIZIMI, Hansi Flick vendos për të ardhmen

Hansi Flick do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona. Gjermani dhe drejtuesit e katalanasve kanë arritur mes tyre marrëveshjen për rinovimin e kontratës.

Palët do të vazhdojnë bashkëpunimin minimalisht edhe për 2 sezone tjetër. Flick ka firmosur kontratën deri në vitin 2027.

Gjithçka mes tyre pritet të zyrtarizohet sapo Barça të ngre lart trofeun e titullit. Siç dihet katalanasit kryesojnë La Liga me 82 pikë, ndërsa ndiqet nga “Los Blancos” me 75 pikë, teksa kanë mbetur edhe 3 ndeshje drejt fundit.

Kujtojmë se Flick mori drejtimin e Barçës në verën e kaluar dhe në sezonin e tij të parë në Barcelona ka arritur të rikthejë ekipin e dikurshëm. Gjatë kësaj periudhe ka arritur të fitojë Superkupën dhe Kupën e Spanjës, ndërsa është vetëm pak ndeshje larg titullit në La Liga.

Lajme të tjera |  LEGJIONARËT/ Kristjan Asllani përsëri “hero” për Interin, shënojnë edhe Daku me Pajazitin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us