Pritet zyrtarizimi, Arlind Ajeti arrin akordin me klubin e ri

Sipas raportimeve më të fundit nga Turqia, Arlind Ajeti ka arritur një marrëveshje me klubin e Gaziantep, një nga skuadrat që arriti të sigurojë mbijetesën në Superligën turke për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të mbërrijë në qytetin e Gaziantepit të premten, ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të hedhë firmën mbi kontratën e re.

Lëvizja drejt Gaziantep vjen pas një sezoni solid të Ajetit me skuadrën e Bodrumsporit, edhe pse u rrëzuan nga kategoria në javët e fundit. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të besuar të trajnerit, megjithatë sezonin e ri pritet ta luajë sërish në elitë.

Mbrojtësi 30-vjeçar pritet të jetë një element kyç në repartin difensiv të Gaziantepit, ndërsa klubi ka si objektiv një sezon më të qetë, larg presionit të mbijetesës.

Lajme të tjera |  “Nuk ka kuptim, sapo ishe martuar”, reagimi prekës i Cristiano Ronaldos për ndarjen nga jeta të shokut të tij të skuadrës: Pushoni në paqe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us