Priti 16 muaj për këtë moment, Etrit Berisha “ringjallet” sërish në futbollin europian

Vuajtja për Etrit Berishën ka marrë fund. Pas 16 muajsh, ish-portieri i Kombëtares ka mbrojtur sërish portën e një klubi europian.

Berisha u aktivizua titullar nga Haken, që barazoi 1 me 1 përballë Hamarbit. Sfida ku debutoi gardiani shqiptar ishte e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit suedez.

Hera e fundit kur Berisha luante në një ndeshje për klube, ishte në dhjetorin e vitit 2023. Më pas dëmtimet dhe mungesa e një klubi bënë që t’i mungonte fusha e blertë.

Kontrata me Hamarbin është e vlefshme deri në fundin e këtij viti. 36-vjeçari ia ka dalë në fillim, që të fitojë vendin e titullarit.

Lajme të tjera |  “U tallën të gjithë me futbollin e pastër”, Laçi “plas bombën” pas rënies: Dinamo luajti teatër, e dini çfarë fshihet pas kuintave?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us