Problemet nuk kanë fund te Tirana, lideri i mbrojtjes i “braktis” para derbit

Tirana padiksutim që të dielën në orën 15:30 do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Një sfidë e cila do të vendosë edhe fatet e bardhebluve në elitë, ku tashmë synoihet zona “Play-Out” për t’i shpëtuar rënies direkte.

Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë në kampionat, bardheblutë po përballen edhe me një numër t ëlartë mungesash. I fundit që mund t’i shtohet listës është mbrojtëis Gledi Mici. Ky i fundit u dëmtua në përballjen me Teutën, teksa u detyrua të linte edhe fushën e lojës.

Mbrojtësi do të jetë në “luftë” me kohën, por gjasat janë që të mos ia dalë dhe në këto kushte do të ishte mungesë e madhe për derbin me Dinamon. Ndërkhë kujtojmë se Bledi Shkëmbi nuk do të mund të llogaritë as shërbime e Emmanuel Ernest, Fatmir Prengajt, Abel Abah, Ermal Metës dhe Qëndrim Ismajlit, të cilët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin.

Lajme të tjera |  Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Partizani përballet me Egnatian, Vllaznia sfidon Dinamo City-n në “Elbasan Arena”

Timonieri të kryeqytetasve do t’i duhet të bëjë një sforco për të riformatuar formacionin ndaj Dinamos dhe për të tentuar fitoren. Dueli ndaj dinamovitëve do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 15:30.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us