Proda: Në Tiranë do krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, z. Steven Fields.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të sjellë nga zyra e shtypit të PSH-së, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor.

Gjatë bisedës në zyrën e Rektorit, me përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Proda i informoi ata se së shpejti do krijohet në Tiranë, Akademia e Policisë për Ballkanin Perëndimor, duke finalizuar idenë e Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit z. Jurgen Stock.

Lajme të tjera |  Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Drejtor Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Në përfundim, drejtori Proda shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us