PROFILI i vrasësit të grave! Kush është Dan Hutra, krimineli që donte lirinë me çdo kusht!

10 muaj më parë, Dan Hutra tronditi vendin me një vrasje seriale të 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave! E gjitha ndodhi disa ditë pasi Dan Hutra kishte dalë nga burgu. Mesditën e 1 marsit, Dan Hutra pikasi shënjestrën e tij të parë. Me një thikë, plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi  në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Sipas dëshmisë që dha shumë më vonë Vladimir Kurti, ajo ishte një nga të dashurat e Hutrës, e cila shkonte dhe e takonte në burg.

Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Aty, hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj. Ajo që ishte më e rëndë ishte fakti se kunata e Elenës, Hasime Dafku ishte në pritje të një fëmije.

Nga Paskuqani shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.

I pyetur lidhur me vrasjen e të motrës që dikur qante gjatë intervistave për krimin e të vëllait (vrau gjatë një grabitje Agim Bucin); i dënuari me burg përjetë i dërgoi një mesazh personit që ndante qelinë. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Uniko”, Kurti paralajmëroi se për ngjarjen do të përgjigjej vetë.

Unë jam gjallë akoma vetë. Edhe ai nuk i ka bërë llogaritë mirë. Apeli im është nëse je burrë, vrit një burrë në raste se ta ka bërë borxh. Por mos vrit femra dhe gra pas shpine me thika me armë. Është gjëja më e ulët që mund të bëjë një njeri,”-tha Kurti.

Lajme të tjera |  "Kjo nuk është mosbindje civile", Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re

Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës. Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, tentativë që fatmirësisht dështoi. Madje kishte përgatitur edhe skenarin makabër për veten e tij. Kishte hapur një varr, atje ku do të fshihej për t’i shpëtuar Policisë.

“Pasi do vrisja Rahmanin (Rrahman Sela), kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore.  E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më. Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr. Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër,”-tregonte ai.

Lajme të tjera |  Kthjellime dhe vranësira të lehta kalimtare, parashikimi i motit për sot

Ishte gjakftohtë, ndoshta ngaqë nuk ishte hera e parë që kryente vrasje. Në vitin 2003, ai ishte dënuar për heqje të lirisë së nënës së kunatës së tij dhe përdhunimin e kunatës tjetër. Krime për të cilat përfundoi 3 vite pas hekurave të burgut. Pasi u lirua, Hutra u fejua me Dafina Havaljan të cilën më 11 Dhjetor 2007, e vrau pasi dyshonte për një tradhti. Hutra, i sapo ardhur nga emigrimi, dyshonte se e fejuara e tradhtonte. Kjo solli zënka mes tyre. Vajza telefonoi prindërit që të shkonin ta merrnin pasi nuk donte të jetonte më me të. Në këtë moment, ai ka marrë thikën dhe e ka goditur në zemër disa herë, goditje këto që i sollën vdekjen e menjëhershme 22-vjeçares.

“Hajde merreni! E keni të vrarë tek shtëpia,”- ka qenë telefonata që ai i ka bërë prindërve të saj.

Për këtë krim makabër, në mars të vitit 2009, vrasësi serial i grave u dënua me 24 vjet burg për vrasje. Megjithatë historia tregoi se nuk ishte e fundit. Vite më vonë, në 2023, mori edhe 3 jetë të tjera, edhe pse tijën e do shumë.

“Jetën e ka Zoti në dorë, meritoj burg përjetë, por jo dënim me vdekje,”-e mbyllte rrëfimin e tij Dan Hutra.

Megjithatë vrasjet nuk ishin të vetmet krime që kishte në ‘portofolin’ e tij… Vetë Dan Hutra e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe aktivitete kriminale si grabitje e ngjarje të tjera. Vrasjet për të ishin duket se ishin thjesht një krim më shumë…/ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us