Profili retro: Ngadhënjimi i Luis Enrique, prijësi i vetmuar

Nga Angelo Carotenuto La Repubblica

Artikulli i mëposhtëm është një i tillë i shkruar në vitin 2015, kur Luis Ernique, fitoi të parin Champion me Barcelonën kundër Juventusit. Ishte vit ikur Luis konsiderohej i djegur, siç ndodhi edhe në vitet e mëpasme. Pesë vjet më vonë, ai vulosi emrin e tij në big-ët e trajnerëve, me një tjetër skuadër të bujshme, që nuk e kishte fituar asnjëherë këtë kupë. Prej atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra, madje dhe tragjedia e tmerrshme e Xara-s, vajzës së tij. Por në ato rreshta të këtij profili retro kuptohet më drejt personaliteti i Luchos.

Shkrimi i qershorit 2015

Njeriu që po shkarkohej në muajin janar, shumë pranë lamtumirës, me një kontratë ende të pavendosur arrin të fitojë kupën më të rëndësishme edhe pse ka një marrëdhënie të vështirë me yjet e skuadrës

Nëse kjo është një hakmarrje, Lucho qesh dhe hidhet, po po, tani ai ka pse qesh, xhaketa e tij fluturon në ajër. Gëzimi i tij është vërtetë i papërshkruar. Është një entuziazëm i ngjashëm me kartonat e animuar, ku yjet e skuadrës nuk flasin, nuk përgjigjen, madje nganjëherë edhe nuk i binden urdhërave.

Përqafon Piquè, i jep dorën Ter Stegen, ndërkohë që Neymar qan, ulet në gjunjë dhe lutet duke falënderuar Zotin.

Njeriu që në muajin janar ishte në “fije të perit”, nuk e uli kurrë kokën, nuk u bë servil dhe ruajti dinjitetin çdo ditë, çdo të diel, çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Dhe brenda këtij viti ai u bë njeriu i trupletës tamam si Guardiola, fitoi kampionatin, kupën dhe Champions League. Kjo ndodhi 6 vjet pas Guardiolës dhe 3 vjet pas “zjarrit” të Romës, ku e kanë sulmuar, përcëlluar, por natyrisht nuk e kanë djegur.

Lajme të tjera |  Sylvinho vendos për Elseid Hysajn, favorit për vendin e titullarit edhe Jasir Asani (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Historia njihet. Arriti në Trigoria(Fushë-stërvitjen e Romës) me profilin e duhur, emergjent, punëtor i ardhur nga shkolla e duhur e i zgjedhur nga Franco Baldini i cili i tha “Jo” Villas-Boas, dhe ajo që është jo pak e rëndësishme erdhi me bekimin e Pep Guardiolës.

U largua me muskujt e ngrirë në fytyrë që nuk i lëshohen më, i kotraktuar çdo të diel, ne nervat e zbuluara deri në shpërthimin final. Dorëzimi para çmendurisë së futbollit italian: “Kam nevojë për pushim”.

Por një mendim për Romën ka arritur nga festa e Berlinit: “Përshëndes një miku tim në Romë dhe të gjithë romanistët që sonte janë veçanërisht të kënaqur”. Dhe më pas ngrin çdo diskutim mbi të ardhmen e tij, të cilat janë të lidhura në një farë mënyre me zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.

“Sonte do të festoj, për të ardhmen do të mendoj pastaj”. Nuk ka qëndruar kurrë më shumë se një vit me një skuadër. Nuk është gjithçka prapa shpinës së tij, por skuadra e merr në krah dhe e hedh në ajër, siç ishte mësuar ta bëjë me Guardiolën, deri sa kjo skenë u bë një foto e detyrueshme. Luis Enrique ç’tendos nofullën, atë nofull alla Capello, ndërkohë që Iniesta  e kërkon dhe e qëllon në shpinë e në qafë. Por yjet e skuadrës që i shpallën luftë vazhdojnë t’i rrijnë larg. Përqafon Allegrin, i cili buzëqesh normalisht. i bën komplimente Lichsteiner. Është hera e parë që rreh Juven, dhe këtë e ka bërë në mbrëmjen që rëndon më shumë.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Marshon përpara skuadrës drejt marrjes së çmimit, pas tij janë Messi dhe Busquets që flasin dhe qeshin me njëri-tjetrin. Pastaj është përqafimi me Platini, dhe gati harron të tërheqë medaljen. Fitorja e çtensionon. Në fakt kjo ndodhi që në finalen e Kupës së Mbretit, ku Luis Enrique u zbulua përfundimisht i lumtur mbi bar. Kjo është fotoja e një përmbysje, e një ndryshimi të kryer, ndoshta fundi i një ankthi të mbajtur brenda prej shumë kohe.

Qëndron i fundit në radhë për foton e ritit, i çrregullt në grup, i përzier me bashkëpunëtorët e tij, por në fakt duket i qetë, i vetëdijshëm që mund të fitohet edhe kështu pa qenë miq, me konflikte brenda dhomës së zhveshjes.

E kjo quhet profesionalizëm dhe ndoshta t’ia dalësh në këtë mënyrë vlen më shumë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us