Projekti 1 mld dollarë për Sazanin. Dhëndëri i Donald Trump do të investojë në Shqipëri

Ishulli i pabanuar i Sazanit, ku të vetmet gjurmë të njeriut janë bunkerët dhe depot ushtarake të ngritura gjatë kohës së komunizmit mund të shndërrohet në një ishull rezidencash e resortesh luksoze që do të tërhiqte mijëra turiste në vit.

Ky është projekti i dhëndërit të Donald Trump, Jared Kushner, që synon të investojë 1 miliardë dollarë në Shqipëri në ndërtimin e rezidencave dhe resorteve në Ksamil, Zvërnec dhe ishullin e Sazanit. Lajmi jepet nga agjencia e lajmeve Bloomberg.

Agjencia thotë se Kusher ka shprehur interesin përmes kompanisë Affinity Partners, e cila financiarisht mbështetet edhe nga arabët.

“Sazani është unik dhe i pacënuar. Nuk kam parë si ai ishull në asnjë vend tjetër në botë”, thotë Kushner për Bloomberg.

Bloomberg shton se ambicia e dhëndërit të Donald Trump është që të ndërtojë edhe në Zvërnec me disa resorte kryesore me afërsisht 10 mijë njësi vila dhe dhoma hoteli”.

Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Sipas agjencisë Bloomberg, ndërmjetësuesi për këtë projekt ka qenë Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe ish i dërguari i posaçëm për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Verën e kaluar, Grenell shoqëroi Jared Kushner dhe gruan e tij, Ivanka Trump gjatë pushimeve disaditore në jug të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us