Projekti! E paguan qeveria, si mund të riparoni shtëpitë? Aplikimet hapur deri në janar

1 mijë e 253 familje nga shtresat në nevojë do të përfitojnë rikonstruksion të plotë të banesave, përmes Projektit të Investimeve të Strehimit Social. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë me dije se ka nisur një projekt që do të financohet nga buxheti i shtetit për vitin 2025-2026. Fondi në dispozicion këtë vit është përllogaritur në masën e 1 miliardë lekëve që do të përdoren për të riparuar banesat e amortizuara, si për një përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të garantuar kushte minimale jetese për shtresat në nevojë. Afati për të aplikuar është deri më 31 janar.

PROJEKTET E INVESTIMIT QË DO TË FINANCOHEN NGA BUXHETI I SHTETIT NË VITET 2025-2026

Lajme të tjera |  Sula: Opozita ka ik me pushime në plazh, marrin rreze dielli e hanë dreka e darka, ndërsa Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Projekti! E paguan qeveria, si mund të riparoni shtëpitë?

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit!

Projektet e mbështetura përfshijnë:
– Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
– Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
– Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
– Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.
– Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 Janar 2025.
– Për informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni në: [email protected]

Në vëmendje:

Kërkesa për financim, shoqëruar me dosjen e aplikimit, duhet të dërgohhet pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, brenda datës 31 Janar 2025. PROJEKTET E INVESTIMIT QË DO TË FINANCOHEN NGA BUXHETI I SHTETIT NË VITET 2025-2026

Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë!

Deri në vitin 2030, synimi është që programi të “mbulojë” më shumë se 50 mijë familje, përfshirë shtresat në nevojë, studentët dhe emigrantët që kthehen në atdhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us