Promovimi i Shqipërisë turistike – Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë.

“Pamje përrallore të Vermoshit”, shkruan Rama krahas videos.

Vermoshi është një fshat turistik në qarkun e Shkodrës. Vitet e fundit, Vermoshi është kthyer në një ndër destinacionet turistike të peferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht me shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

Lajme të tjera |  Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us