Pronat- Raporti: Privatizimet mbeten zvarrë, dëme edhe nga kontratat “1 Euro” që s’janë respektuar

Menaxhimi i pronës shtetërore vijon të shfaqë problematika nga më të ndryshmet duke rezultuar në dëme ekonomike për buxhetin. Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike/Drejtoria e Privatizimit dhe Shitjes pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konstaton se janë disa aspekte që kanë nevojë për rishikim.

Kështu sipas audituese drejtoritë në fjalë, periudhën e marrë në analizë rezulton se nuk kanë nuk kanë hartuar politika dhe plane të veprimit për privatizimin e shoqërive shtetërore tregtare, në sektorin strategjik dhe jostrategjik, si dhe të aseteve shtetërore.

Po kështu vlerësohet se strukturat e monitorimit të pronës shtetërore gjatë vitit 2023 nuk kanë kryer një proces efikas të monitorimit të kontratave të qirasë, me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale të tyre deri në llogaritjen e mbajtjen e penaliteteve.

Një tjetër element lidhet me bilancet e kompanive publike. “Mosmiratimi në kohë i treguesve financiare dhe i pasqyrave financiare të shoqërive aksionere me kapital 100% shtetëror nën administrim të ministrisë përgjegjëse për ekonominë, të cilat në shumicën e tyre rezultojnë me humbje, e cila thellohet vit pas viti. Mungesa e një analize për nxjerrjen në pah të faktorëve të cilët ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes financiare të këtyre shoqërive me qëllim përmirësimin e situates” thuhet në auditim.

Sipas raportit janë të paktën 9 shoqëri të pamonitoruara dhe të të shpallura në likuidim të cilat rezultojnë me humbje e në vështirësi të theksuara financiare, duke i lënë jashtë vëmendjes e vendimmarrjes institucionale, me pasoja në administrimin e pronës që ato menaxhojnë.

Lajme të tjera |  Takimi 'blic' i Ramës në Vlorë! Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë, ngrihen 2 grupe pune

Audituesit konstatojnë se janë rreth 40 milionë euro dividend i prapambetur i pa likuiduar i cili duhet të adresohet në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkinë Tiranë.

Lidhur me privatizimet konstatohet një numër i lartë objektesh për të cilat edhe pse kanë kaluar vite që nga momenti i inicimit të procesit(procedura të cilat kanë nisur që prej vitit 2007), procesi i privatizimit nuk ka përfunduar dhe nuk ka konkluduar në shitje të pronës. Tejzgjatja në kohë e procesit të privatizimit, shoqëruar me mospublikimin e pronave në proces privatizimi për të cilat është marrë miratimi, riskon maksimizimin e vlerës së shitjes së tyre dhe përfundimin në kohë dhe me sukses të procesit të privatizimi.

Probleme duket se ka pasur edhe në kontratat “1 euro” të cilat pavarësisht se nuk janë respektuar nuk kanë marrë penalitete.

Lajme të tjera |  Takimi 'blic' i Ramës në Vlorë! Japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë, ngrihen 2 grupe pune

“Efekte negative nga mos vendosja e penaliteteve në zbatimin e kontratave të qirasë “1Euro” në shumën 102,556 mijë lekë . Të ardhura të munguara nga mos arkëtimi i detyrimeve të qirasë nga subjektet qiramarrëse në shumën 2,218 mijë lekë. Nga auditimi i dokumentacionit për administrimin dhe shitjen e pronës i janë shkaktuar buxhetit të shtetit efekte negative në shumën 43,402 mijë lekë” thuhet në raport./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us