Protagonist me Elbasanin në Superiore, 26-vjeçari i verdhebluve merr ftesë nga Kombëtarja për sfidat e Nations League

Cristian Dros është padiskutim një element kyç te Elbasani. Futbollisti Moldav me verdheblutë ka luajtur në 6 sfidat e këtij sezoni dher në total 460 minuta, ku ka shënuar edhe 1 gol.

Paraqitjet e 26-vjeçarit me skuadrën e Bordin kanë qenë pozitive. Në këto kushte ka marrë edhe një ftesë nga Moldavia për ndeshjet e muajit tetor që luhen në Nations League.

Kujtojmë se edhe më parë Dros ka qenë pjesë e Moldavisë, ndërsa tashmë do të jetë sërish pjesë e grumbullimit të ardhshëm.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us