Protagonist në triumfin ndaj Shqipërisë, Jude Bellingham futet në historinë e Anglisë pas sfidës me kuqezinjtë

Anglia arriti një fitore të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Shqipërisë duke fituar me shifrat 2-0. Mbrëmje mjaft e mirë edhe e Jude Bellingham, i cili asistoi në golin e parë të takimit nga Leëis-Skelly.

Por jo vetëm kaq, ylli i Real Madridit është futur në historinë e “Tre Luanëve” pas paraqitjes ndaj Kombëtares kuqezi. Jude Bellingham është tashmë lojtari me më shumë paraqitje në moshën 21-vjeçare në historinë e Anglisë, pra me 41 paraqitje.

Me kaq paraqitje të regjistruara me përfaqësuesen e tij, mesfushori i Real Madridit ka arritur të realizojë 6 gola. Ndërsa debutimin me “Tre Luanët” e ka bërë në nëntor të vitit 2020, kur ishte 17 vjeç.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us