Vetëm një sezon në kampionatin armen, Erald Çinari ka arritur të bëhet protagonist. Ish-sulmuesi i Superiores është shpallur kampion i Armenisë ditën e sotme me skuadrën e Noah.
Ekipi nga Jerevani arriti një fitore pak më parë ndaj Pyunik Jerevanit me rezultatin e ngushtë 2-1. Kaq i mjaftoi ekipit të Çinarit që të shpallej kampion për këtë sezon.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në fushën e lojës sot në minutën e 64-t të takimit. Në 23 ndeshje të zhvilluara nga shkodrani në kampionat, Çinari ka arritur të gjejë 13 herë rrjetën dhe ka asistuar 9 herë.