Protesta e ‘zjarrtë’ e opozitës, Braçe: Po u japin fëmijëve molotovë në duar, ku janë Avokati i Popullit dhe organizatat e fëmijëve?!

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për dhunën e ushtruar nga opozita ditët e fundit, ku sipas tij, po përdoren në mënyrë të paligjshme edhe minorenë që u jepen në duar armë vdekjeprurëse.

Braçe i bën thirrje avokatit të popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve që të reagojnë për shfrytëzimin e të miturve nga opozita.

Reagimi:

PSE HESHTIN? PSE?
NGA KUSH KANE FRIKE TE THONE TE VERTETEN;
TE DESHMOJNE KRIMIN E TMERRSHEM QE U BE ME FEMIJET, NE PROTESTEN E DHUNSHME TE PD!

Degjoni, ne protesten e dhunshme u konsumuan nje mori KRIMESH TE RENDA;

1. PERDORIMI I FEMIJEVE dhe PERFSHIRJA E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMINALE SIC GJUAJTJA ME MOLOTOVE MBI POLICINE E INSTITUCIONET, SHKATERRIMI ME SENDE TE FORTA I PRONES;

Lajme të tjera |  "S'kemi respekt për Presidentin"/ Bardhi paralajmëron Begajn: Do ja nxjerrim nga hundët, mos të shitet për të ndërtuar dy vila për djemtë

2. VENIA NE DUAR TE FEMIJEVE TE ARMEVE VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI;

3. SULMI ME ARME VDEKJEPRURESE SIC MOLOTOVI ndaj POLICISE dhe cenimi deri ne rrezikim serioz te JETES SE TYRE;

4. SULMI ME ZJARR ME INTESISTET TE FORTE, INSISTIMI per te DJEGUR SELINE QENDRORE TE PARTISE SOCIALISTE, dike cenuar rende lirine politike ne kete vend;

5. SULMI ME TE NJEJTAT ARME NE FILLIM-MOLOTOVE, kur nuk u be hic kujdes, sidomos para selise se PS, ku gazetaret i rrezikuan te digjeshin, ME PAS ME DHUNE ne rruge afer qendres se Tiranes, duke i penguar te bejne punen e tyre.

Tani kam dy pyetje;
E para, AVOKATI I POPULLIT, organizatat qe mbrojne LIRITE e TE DREJTAT E NJERIUT, TE DREJTAT E FEMIJEVE, perse HESHTIN! PERSE NUK QENDROJNE PARA KRIMEVE QE U KRYEN E U DESHMUAN PUBLIKISHT? NGA KUSH TREMBEN?

Lajme të tjera |  Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë, rinisin bisedimet në Athinë

E DYTA, PO POLICIA E SHTETIT PERSE NUK REFERON PERDORIMIN E FEMIJE DHE PERFSHIRJEN E TYRE NE AKTE TE RENDA KRIMI E TERRORI? PERSE!

Ne kete vend, NUK KA NDOSHUR KURRE TE REKRUTOHEN, ARMATOSEN E PERFSHIHEN NE AKTE TERRORI FEMIJET!

FLISNI, MOS HESHTNI!
Cudia nuk duhet te zgjase tre dite!!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us