Protestë kundër ndërtimit të resortit në Velipojë! Banorët përplasen me Policinë: Do e mbrojmë me gjak

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë protestuar kundër ndërtimit të një resorti nga biznesmeni Bashkim Ulaj ka nisur në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në afërsi të zonës së Ranës së Hedhun. Banorët patën edhe konfrontime me efektivët si dhe nuk kanë lejuar të vijojë puna. Gjatë përplasjes me forcat e Policisë në një moment shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas konfortimit.

Banorët shprehen se e gjitha kjo është bërë me dokumenta të falsifikuara për çka kanë bërë edhe një kallzim në SPAK. Ata shprehen se kjo është toka e tyre të cilën e kanë me dokumenta që nga viti 1927.

“Ne kemi bërë një kallëzim në SPAK, ku jemi drejtuar për këto padrejtësi që po bëhen, për zaptimin e pronave në mënyrë të paligjshme nga persona të veshur me pushtet. Do t’u vijë koha, se pa vdekur të gjithë bashkë, nuk e lëshojmë këtë pronë, është prona e gjyshërve tanë, është amanet i tyre. Shpellza falsifikimin më të dobët që ka bërë me dëgjesë publikë. Askush nga ne nuk është thirrur në dëgjesë publike, janë marrë njerëz me pare. Deri në momentin që gjykata të shprehet këta s’kanë asnjë të drejtë të bëjnë veprime, shihni mjetet. Nuk njohin as gjykatë, as dokument pronësie”, u shpreh një nga banorët.

“Këtu jemi që në 1920 në këtë tokë, pleqtë tanë këtu kam jetuar, këtu kanë vdekur të gjithë. E dimë se është toka jonë, ne kemi bërë letrat në 1996. Kam vendimin e Gjykatës për tokën, në 2008 kemi bërë letrat prapë për këtë tokë. Kemi vendim të Kadastrës, 1996, kemi tapi 1927 që e ka ble gjyshi me franga ari këtë tokë. I kemi çuar këto letra në Tiranë që në 2008, jemi interesuar disa herë, i keni. Si përfundim këto kanë shkuar i kanë vjedh, na kanë hequr dosjen në Tiranë dhe i kanë falsifikuar letrat si kanë dashur vetë. Një Fatmir Shepllza, ky Fatmir Shepllza, i panjohur. Pleqtë tanë këtu kanë jetuar dhe s’ia kemi ditur emrin këtij personi. I panjohur. Ky na ka dalë dhe thotë kam pasur 1650 dynym tokë të miat. Se si i ka bërë letrat ky, komplet falso. Është bërë me Bashkim Ulaj. Ulaj është pronari i rrugës, ky ka falsifikuar letrat. Ne kërkojmë tokën, e kemi me vendim të gjykatës të formës së prerë. Janë letrat që i kemi bërë kallëzim në SPAK. Kur të vdesim ne të gjithë ka mundësi me u fut Ulaj dhe Shpellza. Edhe vdekshim ne, do lëmë gratë e farefisin e në këtë tokë s’ka për t’u fut Bashkim Ulaj”, tha një prej banorëve.

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us