Protestë masive në Gjermani! Mijëra njerëz kundër ekstremit të djathtë

Më shumë se 100 mijë njerëz dolën në të gjithë Gjermaninë të shtunën në protestë kundër partisë së ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD). The Guardianraporton se protesta është mbajtur në qendër të Frankfurtit, i cili njihet si kryeqyteti financiar i Gjermanisë.

Protestat u mbajtën gjithashtu në qytete duke përfshirë Braunschweig, Erfurt dhe Kassel dhe shumë qytete më të vogla. Në përgjithësi, demonstratat janë thirrur në rreth 100 vende në të gjithë Gjermaninë nga e premtja deri në fundjavë, duke përfshirë në Berlin të dielën. Policia ka thënë se rreth 35.000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë, nën sloganin “Mbrojeni Demokracinë”.

Protestat filluan pasi u zbulua se anëtarët e partisë AfD kanë plane për deportimin e miliona emigrantëve, përfshirë këtu edhe qytetarë me shtetësi gjermane. Partia ADF, Alternativa për Gjermaninë është nën hetim nga autoritetet e sigurisë në disa qytete gjermane dhe rrezikon të shpallet po prej tyre, si një organizatë ekstremiste, një lëvizje që mund të çojë edhe në shkrirjen e saj. Partia gjithsesi i ka mohuar akuzat e ekstremizmit apo racizmit.

Lajme të tjera |  Tirana mbledh 150 arkitektë nga e gjithë bota, Rama zbulon çfarë i tha arkitekti i famshëm japonez Toyo Ito

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us