Protestë në spitalin e Shkodrës, punonjësit paralajmërojnë bojkot: Duam pagat

Një protestë po zhvillohet ditën e sotme në spitalin e Shkodrës. Mbi 700 punonjës të spitalit janë mbledhur, me pretendimin se ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor.

Një pjese e stafit ka dashur të bojkotojë punën, por është negociuar për të mos lënë pacientet pa shërbim. Nëse pagat nuk dalin, ata paralajmërojnë se do të ketë përshkallëzim të reagimit me ndërprerje të shërbimit.

Sipas kreut të sindikatës, Paolo Kaceri, pagat duhet të kishin dalë që në javën e parë të janarit. Ai thotë se familjet e sektorit të shëndetësisë po paguajnë kostot e neglizhencës së ministrisë. Punonjësit bëjnë përgjegjëse Ministrinë e Shëndetësisë për këtë situatë

Lajme të tjera |  “Bankers i hëngri kokën Adriatik Llallës” - Ylli Manjani: Soros do blinte aksionet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us