Dhjetëra demokratë janë grumbulluar sërish poshtë shtëpisë së Sali Berishës, që qëndron në banesën e tij i izoluar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Tashmë ky destinacion është shndërruar në një vend takimi i demokratëve që thuajse çdo pasdite grumbullohen në shenjë solidariteti me liderin e arrestuar.
Ditën e djeshme, Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh me megafon nga dritarja e shtëpisë së tij. Mes demokratëve sot është edhe vajza e tij, Argita.