Protestuan për çmimin e qumështit, policia shoqëron 5 fermerë

Policia ka shoqëruar pesë fermerë që protestuan ditën e sotme kundër uljes së çmimit të qumështit, dhe monopolit që ata thonë se është krijuar nga fabrikat që mbledhin qumësht.

Sipas informacioneve, fermerët janë marrë me forcë nga banesat e tyre, gati tre orë pasi ka përfunduar protesta.

Organizatorët pretendojnë se fermerët janë dhunuar nga uniformat blu gjatë shoqërimit.

Arsyeja sipas policisë është bllokimi i aksit Levan-Fier për shkak të mbajtjes së protestës.

Lajme të tjera |  '11 maji'/ Kërkesat e Alimehmetit, Kalasë e Shehut për rinumërim votash, ja kur i shqyrton Kolegji Zgjedhor: Shkojmë deri në Kushtetuese

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us