Protestuesit përplasen ashpër me policinë, bllokohen 5 kryqëzime në Tiranë! Policia hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Vijon përplasja e protestuesve me forcat e policisë në pesë kryqëzime të Tiranës, ku janë grumbulluar për të bllokuar trafikun.

Forcat e policisë janë angazhuar për t’i shpërndarë, teksa raportohet se është përdorur edhe makina që hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një qytetar raportohet se ka humbur ndjenjat nga uji dhe gazi, teksa është kërkuar ndihma e ambulancës.

Zonat e bllokuara në Tiranë janë kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, sheshi Ëillson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us