Provokon Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që të mos ketë.

Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus – që do të transmetohet e plotë më vonë – që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një “përfundim logjik”.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me sulmet ukrainase në territorin rus, Putin tha: “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve [bërthamore]… dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”.

“Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha ai.

Në nëntor të vitit 2024, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës – më të madhin në botë.

Lajme të tjera |  Ish-kryetarja e gruas së PL shfaqet krah Blendi Gonxhes: Bashkë për Tiranën!

Ky version i përditësuar i doktrinës, uli kriteret, duke i dhënë atij mundësinë që të përdorë armët bërthamore edhe si përgjigje ndaj një sulmi konvencional, të mbështetur nga një fuqi bërthamore.

Deklaratat e Putinit vijnë në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe kur dyja palët kanë mosmarrëveshje lidhur me propozimet për një armëpushim.

Të shtunën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njoftimi i Moskës për një armëpushim 72-orësh javën e ardhshme në Ukrainë për të shënuar Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore ishte një “shfaqje teatrale”, teksa Rusia planifikon që 9 majin ta festojë me një sërë ngjarjesh, përfshirë një paradë ushtarake në Moskë.

Lajme të tjera |  Shkoi të merrte peshk për familjen e s’u kthye më! Vdes shqiptari në Itali

Ai ka kërkuar një pauzë 30-ditore, që fillimisht ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara, por që nuk ishte pranuar nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us