PS fitoi në Hotolisht/ Shpërthen Murrizi ndaj banorëve të cilët protestuan me arkivole: Tani a ka mundësi të mos hani shumë!

Kandidati i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar pas humbjes së kësaj force politike në Hotolisht. Murrizi reagon i ashpër ndaj banorëve të fshatit të Hotolishtit në Librazhd, të cilët edhe pse protestuar me arkivole në rrugë kundër qeverisë dhe projektit të rrugës Librazhd–Prrenjas, votuan masivisht për Partinë Socialiste.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ në këtë zonë Partia Socialiste mori 1,445 vota, ndërsa koalicioni opozitar PD–ASHM, ku kandidonte Murrizi, vetëm 684.

“Të votosh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si ‘cub’ duke treguar arkivolin është tallje ekstreme me veten. Për të varrosur qeverinë e kishit gjithë ditën e diel më 11 maj, por e mbushet arkivolin me vota për Ramën. TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË, SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRËNË E MBARUAT MË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00″, shkruan ai.

PS fitoi në Hotolisht/ Shpërthen Murrizi ndaj banorëve të

POSTIMI

 

Banorët e fshatit Hotolisht disa ditë më parë protestuan me arkivole në rrugë kundër projektit të zgjerimit të rrugës, duke vendosur një arkivol në mes të rrugës si simbol i “vdekjes së fshatit” dhe me pankartat “Ose ne, ose ju”.

Lajme të tjera |  Vd*s José Mujica, ‘presidenti më i varfër’ në botë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us