I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv Arbër Hitaj, Dashnor Sula bëri një parashikim për rezultatin e 11 majit, ai tha se PS merr deri në 75 mandate.
‘Nuk besoj se do të jetë ndonjë rezultat spektakolarë midis 71 dhe 75 do të jetë numri i mandateve që do të marr mazhoranca. PD është e dënuar me 10 vite heqje lirie, djegia e mandate që bënë në 2019 janë efektet që po jep tani’, tha ai.
“Kam ndjerë keqardhje, nisur nga Berisha që në Elbasan pati një gjuhë që s’është normale që të përdoret. Ishte deklaratë shokuese edhe ajo e Bylykbashit sot në Cërrik. Ato pajisje që janë vjedhur ato në zyrën e Cërrikut janë të miat. Duke qenë se nuk kishte zyrë fare kur kam shkuar kam kontribuar unë pajiset kompjuter fotokopje i kam sponsorizuar unë. Ajo zyrë ka qepen edhe dritaret edhe dera janë lënë qepen hapur për një qëllim nga një individ.
Unë shpreh keqardhje, kam shumë vite në politikë dhe jam i shokuar nga kjo gjuha e përdorur dhe tregon një naitivitet të madh. Në Elbasan PD mund të marr vetëm 5 mandate. Kjo është për të ardhur keq. Sjellja e drejtuesve të PD dhe bërja e listave ka krijuar një mosbesim tek demokratët. Ndiej keqardhje për demokratët e Elbasanit që do të jenë pa përfaqësues në kuvend”, tha ai.
Lidhur me listat e PS, ai tha se nuk janë njësoj si në zgjedhjet e kaluara, ku ka pasur njerëz që kanë pasur probleme me ligjin.
“Lista e PS është e pakontestuar, nëse në listat e 2013 dhe 2017 PS kishte të fortë dhe njerëz që kanë pasur probleme me ligjin, këtë herë po ti shohësh emrat e listave të PS nuk ka probleme të tilla. Dhe kjo është diçka që është reflektuar nga Rama.
PD nëse do të donte që të fitonte përballë PS duhet që të bëhej unifikimi i kampit opozitar, sepse po të llogarisësh numrin e partive të vogla e kalojnë numrin e PS. Duhet që të bëheshin bashkë me forcat opozitare dhe do të ishte një gjë e madhe, sepse opozita është e ndarë”, tha ai.