“PS na ka marrë dy mandate” – Adriatik Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit.

Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej Partisë Socialiste.

Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar. Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën të plota në dispozicion dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse. 

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim”, shkruan Lapaj.

Lajme të tjera |  SHBA uroi shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha jep variantin e tij: Mesazhi ishte asgjësimi i Edi Ramës

Më tej ai nënvizon se “për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës”.

“Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht”, shkruan Lapaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us