Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj.
Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.
Shalsi: E kam parë shpesh këtë shesh, por kurrë më optimist dhe shpresëdhësnës. Më kujtohet Edi Rama nga kati i dytë i bashkisë, nuk e meritonte këtë emër. Historia e këtij sheshi është transformimi total që bëmë
Ja ku jemi sot, epitomë e europianizimit, idenë e ka pasur Edi Rama shumë vite më parë.
Kukësi nuk është një krahinë, është traditë, zemër, histori, përshëndetje për tropojanët, hasjanët dhe kuksianët. Kukësi ka treguar mikpritje për kosovarët, jam mirënjohës.
Edhe në qarkun e Kukësit ka filluar transformimi dhe europianizmi, edhe në Viçidol ujësjellën e kishte sjellë Edi Rama. Kukësi me dy mandate, ua shpërblejmë me punë.